26/11 20:56
Ka ardhur reagimi i parë nga radhët e opozitës, për marrëveshjen e bërë sot mes Partisë Socialiste dhe opozitës parlamentare për listat e hapura dhe ndryshimet kushtetuese.
Ka qenë nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, i cili me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se ‘Rilindja’ po bën marrëveshje me veten për Reformën Zgjedhore.
“Rilindja ben marreveshje me veten per reformen zgjedhore.
Tamam si nje hunde me dy vrima, qe here kruan njeren dhe here tjetren, por ne te dy rastet nxjerr vetem….sekrecione!
Marreveshja eshte thjesht facolete per te fshire sekrecionet dhe aq!” shkruan Petrit Vasili.
Top Channel