BE rishikon ndalimin e shitjes së automjeteve me djegie të brendshme, mirëpret hibridet dhe biokarburantet
Një video thuajse surreale është duke qarkulluar në rrjete sociale.
Në të shihet një ari që shpërthen me forcë derën kryesore të një shtëpie, e endet më pas në pjesët e tjera të saj. Video është bërë publike nga prezantuesi i radios me bazë në Ohaio të SHBA-ve, Jason Priestas.
“Mënyra sesi kafsha vendos putrën në derë, tregon se këtë veprim e ka bërë dhe shumë herë të tjera”, shkroi Priestas mbi videon e postuar.
Ndërkaq, raportohet se shtëpia ishte bosh në momentin që ariu kërcënoi me praninë e tij, ndërkohë skena të tilla janë bërë të zakonshme në SHBA kohët e fundit. Para disa ditësh, një burrë u përlesh me një ari brenda shtëpisë së tij në tentativë për të shpëtuar fëmijët. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel