Fotografja e njohur bie për vdekje në galerinë e ashensorit, policia nis hetimet për vrasje

21/07/2020 15:42

Një fotografe e njohur ukrainase është gjetur e vdekur në një ndërtesë të braktisur ku po zhvillohej një event promovues i fotografisë.

35 vjeçarja Galina Karatsiuba po merrte pjesë në eventin bashkë me dhjetra të ftuar të tjerë, ku më pas ndodhi tragjedia.

Disa nga pjesëmarrësit e eventit në Kharkiv tha se ajo po bënte disa foto kur ra në një galeri të pambrojtur ashensori rreth 15 metra të lartë.

Por kjo nuk i bindi autoritetet të cilët kanë hapur një hetim për vrasje të paramenduar mbi vdekjen e Karatsiuba, e cila njihej për fotot e saj ekstravagante dhe erotike.

Autoritetet nuk dhanë më shumë detaje mbi provat.

“Rreth orës 8.40 të mbrëmjes, 35-vjeçarja eci drejt shkallëve që të çojnë në çatinë e ndërtesës”, tha një burim i policisë.

“Ajo nuk i vuri veshin paralajmërimeve dhe duke fotografuar mund të jetë rrëzuar në galeri. Karatsiuba pësoi plagë të shumta dhe vdiq në vend.

Hetimet para-gjyqësore vazhdojnë”, tha një zëdhënës.
Studio organizuese Dark Loft tha se vdekja e Karatsiuba ishte një aksident dhe se ajo kishte kapërcyer gardhe sigurie para rënies fatale.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel