Një burrë me origjinë ruse, i identifikuar si Maxim Krovishey, 44 vjeç, po mban peng një autobus të mbushur me pasagjerë në qytetin Lutsk të Ukrainës.
Sipas të dhënave të policisë, brenda autobusit gjenden 20 pasagjerë. Burri sipas autoriteteve është i pajisur me dy granata dhe mitraloz, e po i mban peng pasagjerët për orë të tëra. 44-vjeçari ka kërcënuar se do ta hedhë autobusin në erë nëse kërkesat e tij nuk plotësohen. Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka publikuar një status në të cilën thuhet se është i pakënaqur me sistemin.
Sakaq, në mesin e pasagjerëve raportohet se ka një grua shtatzëne dhe fëmijë. Ndërkohë në një deklaratë për mediat, zëvendës ministri i brendshëm, Anton Herashchenko, theksoi që çështja po trajtohet si terrorizëm.
Top Channel