Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi 19/12 22:54
Peshkatarët japonezë kanë arritur të kapin me anijen e tyre të peshkimit një balenë gjigante.
Balena ishte rreth 34 metra e gjatë dhe është kapur nga peshkatarët që operojnë në Wada Port në Chiba. Ato e kanë dërguar krijesën nënujore në një thertore mishi, nga ku kanë bërë ndarjet në porcione të vogla, për t’i vendosur më pas në tregjet e produkteve të peshkut në Japoni.
Gjuetia e balenave ka qenë prej kohësh pjesë e kulturës japoneze dhe mendohet se e ka origjinën 400 vite më parë. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni fotot e mëposhtme.
Top Channel