Erozion i frikshëm/ Banesat miliona dollarëshe në Australi, rrezikojnë të bien në oqean!

21/07/2020 15:13

Në një zonë bregdetare në New South Wales të Australisë, shtëpi luksoze rrezikojnë të përfundojnë ne oqean për shkak të erozionit të frikshëm në zonë.

Rezidentët e më shumë se 40 banesave përgjatë Wamberal Beach, janë evakuuar gjatë këtyre ditëve mes frikës se shtëpia do t`iu shkatërrohet, e do t’i marrë me vete! Bëhet fjalë për prona miliona dollarëshe, të ndërtuara mbi një shkëmbi sipër ujit.

Pamja ishte shumë e bukur atje, e askush nuk e ka menduar se çfarë do të sillte koha. Së fundi, dallgë të fuqishme kanë gërryer tokën, duke dëmtuar bazamentin e shkëmbit. Ato kanë mbërritur deri në pjesën e sipërme të tij duke i dëmtuar shkallët e strukturave, e duke shembur pjesërisht disa ballkone.

Autoritetet shpallën dhjetëra shtëpi si “të rrezikuara” dhe banorëve iu dhanë vetëm dy orë kohë në disa raste për të bërë gati gjërat e për t’u larguar me qëllimin të përfitohej nga zbatica.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA