95 milionë dollarë! Xhamajkë, lotaria/ Fituesi vishet si Darth Vader

21/07/2020 13:15

Një burrë në Xhamajka e mori çmimin e tij të lotarisë, që shkonte në 95 milionë dollarë, i veshur si personazhi i famshëm i Luftës së Yjeve, Darth Vader.

Sipas Jamaica Gleaner, burri që u identifikua vetëm si  “W. Brown”, kishte zgjedhur të shkonte i veshur në këtë mënyrë për të mbrojtur sigurinë e tij dhe atë të pasurisë së porsagjetur. Fituesi i lotarisë, sipas Simone Clarke-Cooper, zëvendëskryetar i Grupit të Komunikimeve në Supreme Ventures Limited, nuk ka faj që ruhet kaq shumë.

Clarke-Cooper i tha Daily Star se nuk është e pazakontë që individët të mos e tregojnë identitetin e tyre në raste të tilla, sidomos në zona me kriminalitet të lartë.

“Fatkeqësisht, Xhamajka nuk është si tregjet e tjera ku nuk ke patjetër nevojë të fshehësh identitetin. Ne nuk kemi ndërmend t’u themi njerëzve të ndryshojnë sjellje kur vijnë të tërheqin çmimin”, u shpreh zyrtari. Ai shtoi se fituesit zakonisht vijnë me maskat e tyre, e madje janë shumë krijues. Dy vjet më parë, një tjetër banor i Xhamajkës që fitoi çmimin e 180 milionë dollarëve në Super Lotto, erdhi i maskuar si një emoji i buzëqeshur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA