Zyrtarët gjermanë/ Lutje Kongresit të ndalë Trump-in

20/07/2020 15:07

Krerët e katër landeve gjermane u kanë kërkuar ligjvënësve të Kongresit amerikan që të bllokojnë planet e presidentit Donald Trump për të ulur ndjeshëm numrin e trupave në vend.

Reuters dhe Associated Press raportojnë se  raportuan se kryeministrat e këtyre landeve u kanë dërguar një letër 13 senatorëve amerikanë dhe anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve duke iu lutur atyre “të mos e shkëpusin lidhjen e miqësisë, por ta forcojnë atë”, duke ruajtur praninë e trupave amerikane.

Letra, e cila është parë nga agjencitë e lajmeve dhe gazetat gjermane, u nënshkrua nga drejtuesit e  Baden-Wuerttemberg, Bavarisë, Hesses dhe Rhineland-Palatinate – ku ushtria amerikane ka prezencë ushtarake që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore. Letra theksonte se me bazat e tyre, spitalet ushtarake dhe infrastrukturën tjetër, forcat amerikane në Gjermani formojnë “shtyllën kurrizore të pranisë së SHBA-së në Evropë dhe aftësinë e NATO-s për të vepruar”. Shumë kritikë thonë se një ulje e numri të trupave amerikane në Gjermani, do të ishte një “dhuratë” për Rusinë.

Presidenti Trump deklaroi muajin e kaluar se do ta reduktojë nga 25.000 në 9,500  numrin e trupave amerikane të stacionuara në Gjermani, për të cilën thotë se nuk shpenzon sa duhet për mbrojtjen dhe se nuk ka përmbushur angazhimet në raport më anëtarësinë në NATO.

Top Channel