Tentuan të futeshin në Angli me kamion, arrestohen dy shqiptarë, media britanike: Dyshohet se do takonin bashkëkombës të botës së krimit
Një shtetas i cili shpërndante lëndë narkotike në doza të vogla është prangosur në Mirditë.
Pas informacioneve të marra, efektivët kanë organizuar punën, ku në fshatin Perlat kanë bllokuar mjetin me drejtues shtetasin A.N.
Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.N.,41 vjeç, banues në Mat, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe është bërë sekuestrimi i automjetit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë , për veprime të mëtejshme.
Top Channel