Si çdo komunitet romët dhe egjiptianët kanë traditat e tyre që i dallojnë nga pjesa tjetër, por edhe i bëjnë të veçantë.
Punimet e thuprës historikisht kanë qenë pjesë e traditës së këtij komunitetit, por ashtu siç po ndodh rëndom edhe kjo traditë po shkon drejt zhdukjes.
Thuprat tashmë punohen vetëm nga të moshuarit edhe pse interesi për këto objekte artizanale sa vjen dhe shtohet. Enver Mustafai gjatë gjithë jetës së tij ka punuar shporta e kanistra, traditë që e mori nga gjyshi.
Por së fundmi me iniciativë të këtij komuniteti dhe me mbështetjen e Ambasadën gjermane, të rinjtë romë dhe egjiptianë po trajnohen të mësojnë traditën e tyre, në gjurmët e historisë së familjes, por edhe si shpresë për punësim.
Pritshmëritë e tregut duket se janë të mëdha për punimet artizanale. Teksa lënda e parë, thupra mblidhet shtratit të lumenjve, koha e punës është e vetmja kosto për të krijuar këto objekte të cilat gjithnjë e më tepër kërkohen nga vendas e turistë.
Top Channel