Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët në të gjithë territorin. Edhe nesër pritet mot i kthjellët si dhe temperaturat nuk do të ndryshojnë.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 13ºC në 28ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 32ºC dhe në zonat bregdetare nga 19°C në 31ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veripërëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 3 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të kthjellët, por që në fragmente të shkurtra kohore do të zëvendësohet nga reshjet. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 10ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 15ºC në 28ºC.

Top Channel