Shtëpia e Bardhë bllokon dëshmitë e zyrtarëve shëndetësorë lidhur me rihapjen e shkollave

19/07/2020 02:17

Shtëpia e Bardhë nuk do të lejojë zyrtarë të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, përfshirë drejtorin Robert Redfield, të dëshmojnë para Komisionit për Arsimin dhe Krahun e Punës që do të zhvillojë seanca me dëshmi javën e ardhshme lidhur me masat dhe mundësinë e rihapjes së shkollave pa rrezik të madh.

Bobby Scott, kryetari demokrat i Komisionit për Arsimin dhe Krahun e Punës në Dhomën e Përfaqësuesve tha përmes një deklarate: “Fakti që administrata Trump nuk lejon Qendrën për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) të dëshmojë para komisionit është alarmues, sidomos në këtë periudhë kur ekspertiza dhe udhëheqja e kësaj agjencie është kritike për shëndetin dhe sigurinë e nxënësve, prindërve dhe arsimtarëve”.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha “Dr. Redfield ka dëshmuar në Kongres të paktën katër herë gjatë tre muajve të fundit. Duam që mjekët tanë të jenë të përqëndruar tek përgjigja ndaj pandemisë”.

Presidenti Donald Trump ka thënë se do që shkollat të hapen plotësisht dhe ka kërcënuar se do të presë fondet federale për komunat që nuk rihapin mjediset shkollore.

Por administrata ka ndeshur në rezistencë nga sindikatat e mësuesve, prindërit dhe politikanë që kanë shprehur shqetësim se në situatën e pandemisë rihapja mund të shoqërohet me rrezik të shtuar.

Top Channel