“Kam miq të shtruar në spital, janë keq”/ Covid-19, Rozana Radi reagon ashpër ndaj personave që s’respektojnë rregullat

19/07/2020 17:17

Përmes një postimi në Instagram Story, kantautorja dhe moderatorja Rozana Radi ka reaguar me tone të ashpra sa u takon personave që nuk respektojnë masat antiCovid-19.

Radi shkruan se miq të saj, janë të infektuar me Covid-19 dhe madje kanë pasur nevojë për shërbim mjekësor. Më tej, artistja shton se disa janë keq në spital.

“Për mua çdo individ, i cili nuk mban maskë, nuk mban distancim social është një “ínjorant” dhe kjo pandemi më bëri të kuptoj që Shqipërinë e shkatërruan shqiptarët. S’më plas fare për politikë as s’dua t’ia di… Kam miq të shtruar në spital, të cilët janë mosha ime dhe janë keq. Ndaj ju lutem nëse keni ndërmend të merrni në qafa ata që i respektojnë këto rregulla, lidhni një gur në qafë vetë dhe mbysni veten tuaj”, thuhet në postimin e Rozanës.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA