Ambasadori rus në Britani mohon pretendimet për hakerimin e kërkimeve të vaksinës!

19/07/2020 14:20

Ambasadori rus në Londër i mohoi akuzat e Britanisë dhe aleatëve të saj se po vendi I tij po ndihmon hakerat që shënjestrojnë laboratorët ku kryhen kërkime për vaksinën e koronavirusit.

Në një intervistë televivize, Andrei Kelin tha se pretendimet e ngritura dy ditë më parë nga Britania, SHBA-ja dhe Kanadaja se një grup hakerash quajtur APT29 qëndronte pas sulmeve online dhe se ishte “pothuajse e sigurtë” që ai ka lidhje me inteligjencën ruse, nuk kishin “asnjë kuptim”.

“Unë nuk besoj aspak në këtë histori, është e pakuptimtë”, tha ai për Andreë Marr të BBC. “ Në botën ku jetojmë sot, është e pamundur t`ia atribuosh një vendi çdo lloj hakerimi kompjuterik”, shtoi ai. Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Britaninë e Madhe tha në 16 korrik se APT29, i njohur gjithashtu si Cozy Bear, ka shënjestruar organizatat e përfshira në zhvillimin e një vaksine kundër COVID-19. Sipas kësaj qendre, sulmet e grupit po zhvillohen “me qëllim vjedhjen e informacionit dhe pronësisë intelektuale në lidhje me zhvillimin dhe testimin e vaksinave të koronavirusit.

Ajo shtoi se APT29 me siguri funksionon si pjesë e Shërbimeve të Inteligjencës Ruse. Shtetet e Bashkuara e kanë identifikuar grupin Cozy Bear si një nga grupet e hakerave të lidhura me qeverinë ruse që sulmuan rrjetin kompjuterik të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA.

Top Channel