 Trumpit nuk i del “inati” me Kanadanë: Rritje të tarifave edhe me 10%
																		
					
					
					
						Trumpit nuk i del “inati” me Kanadanë: Rritje të tarifave edhe me 10%						 26/10 00:00
					
				 
								
			Një patinatore profesioniste ruse që garonte për Australinë është gjetur e vdekur pasi ra nga dritarja e apartamentit në katin e gjashte në Moskë, sipas raportimeve.
20 vjeçarja Ekaterina “Katia” Alexandrovskaya bashkëpunonte në sportin e saj me Harley Windsor, australianin e parë indigjen që konkuroi në Lojrat Olimpike të Dimrit në Korenë e Jugut.
E ndjera ka qenë kampione në kampionatin e të rinjve në 2017 dhe dy herë kampione e Australisë në 2016 e 2018.
Raportimet nga Moska thonë se vuante nga depresioni pasi ishte lënduar gjatë një performance në Kanada.
Mediat vendase thonin se ishte gjetur një shënim me fjalët: “Unë dashuroj.”
Ende nuk ka pasur komente nga policia dhe familja e saj.
Top Channel