Zgjedhje, tërmet, pandemi/ “Open” mbyll sezonin me shumë ngjarje dhe zhvillime të një viti

17/07/2020 15:46

Emisioni Open i gazetares Eni Vasili uli mbrëmë në Top Channel siparin e një sezoni të mbushur me plot sfida, emocione dhe të papritura.

Maratona e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019-të, në kushte normale duhet të ishte e fundit për vitin e kaluar. Por nuk ndodhi kështu, fillimisht tërmeti i 26 Nëntorit që i mori jetën 51 personave dhe shkaktoi dëme të shumta materiale dhe më pas pandemia e shkaktuar nga Covid-19 e cila fatkeqësisht vijon të marrë ende jete njerëzish edhe në Shqipëri bënë që emisioni Open të kalonte nga maratona në maratonë.

Katër here në javë, nga e hëna në të enjten nga ora 21:00 deri ne orën 24:00, Open u kthye në pikë referimi për të gjithë qyetetarët me të ftuarit e shumtë dhe të përzgjedhur në studio dhe raportimet e drejtpërdrejta nga terreni të gazetarëve të Top Channel.

Përgjatë këtij sezoni të jashtëzakonshëm, në momentet me decisive, pjesë e Open u bënë Kryeministri Rama, Presidenti Meta, Kryeopozitari Basha, Krerët e politikes në Kosovë, inxhinieret, mjeket dhe ekspertët më të mirë në vend dhe padyshim analistët e përhershëm të emisionit.

Temat më të nxehta të aktualitetit dhe kauzat kryesore si: protestat e banorëve të Astirit në unazën e Re apo qëndresa për mos-prishjen e Teatrit Kombetar u trajtuan me profesionalizëm dhe u orientuan në interes të shikuesit dhe të palëve të prekura.

Me më shumë se 110 emisione brenda këtij sezoni, të ftuar pa fund dhe qindra orë transmetimi, janë në vetvete një sfidë që Open i ka vendosur vetes për sezonin e ri i cili do të nisë në muajin Shtator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA