Video epike! Tentoi të mbushte makinën me karburant, por nuk e mësoi “kurrë” që makina ishte elektrike

17/07/2020 22:11

Kompania e makinave “Tesla” ka në përbërje të saj dhe makina elektrike, të cilat janë mjaft ekologjike për mjedisin.

Por në një video të bërë virale në rrjete sociale, një i ri nga Las Vegas i SHBA-ve, është parë në një pikë karburanti, duke tentuar për të mbushur me lëndë djegëse makinën, por harroi për një çast që “Tesla” e tij ishte elektrike. Pas disa dështimesh, ai u rrotullua rreth makinës për të parë se mos ndonjë gjë nuk shkonte me të. Por kur nuk ja arriti qëllimit dhe se mësoi “kurrë” të vërtetën ai shihet teksa largohet i nervozuar. Për më shumë ju ftojmë të ndiqni videon e mëposhtme.

Top Channel