Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Anthony Fauci, parashikon se vendi do ta përmbushë objektivin për të pasur një vaksinë për koronavirusin para fundit të këtij viti.
Fauci tha për Reuters së nuk ka një garcanci që kjo do të ndodhë, por ndihet opimist me afatet e përcaktuara për shkak të punës së bërë deri tani.
Shumë ekspertë e shohin prodhimin e një vaksine të sigurt dhe të efektshme si të vetmen rrugëdalje nga pandemia që ka infektuar miliona dhe ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 575,000 njerëzve në të gjithë botën. Dr Fauci tha se edhe nëse një vaksinë arrin të provokojë një përgjigje imune nga trupi i njeriut, ende nuk është e qartë se për sa kohë mund të zgjasë kjo mbrojtje.
Ai tha se “këto janë pyetje që nuk kanë përgjigje tani për tani, sepse që nga shpërthimi i virusit kanë kaluar vetëm gjashtë muaj.” Sipas tij, mund të duhet të kalojë një vit para se t’i jepet përgjigje pyetjes së imunitetit.
Top Channel