FOTO/ Rimëkëmbi biznesin e familjes, i riu britanik shndërron autobusë të vjetër në shtëpi komode

17/07/2020 17:06

Gjërat e vjetra, me pak ide mund të marrin një vlerë të patjetërsueshme.

Një sukses të tillë kishte dhe një familje në Britaninë e Madhe, e cila shndërroi autobusë të vjetër në shtëpi pushimi. Ideja u hartua nga Sandy Sterwart dhe e fejuara e tij Sioned Lloyd-Davies. Familja e Sandy, kishte në pronësi një hapësirë të vogël toke në një fshat të Britanisë së Madhe dhe ata dëshironin të gjenin një formë biznesi për të fituar të ardhura.

Ideja e Sandy ishte që të ndërtonin shtëpiza të vogla për turistë të shumtë që vizitonin vendin. Ai thotë se pa në internet, modele autobusësh që ktheheshin me fare pak investime në shtëpi të këndshme pushimi.

“Si ide ka lindur që në vitin 2013. Asokohe kam qenë në ushtri dhe babi më tha që po mendonte të bënte disa ndryshime në fermë. Menjëherë hyra në internet dhe të shikoja se çfarë mund të bëja. Shikova rastësish modelin e një autobusi që kthehej në një shtëpi pushimi. Nuk ngurrova, fola me babain dhe ai e pëlqeu idenë time. Tanimë kemi nëntë autobusë dhe po korrim mjaft sukses me biznesin tonë”, tha Sandy.

FOTO GALERI
5/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA