Prangosën 18-vjeçarin teksa po vdiste prej plagëve të thikës, dy policë në Angli hetohen për sjellje të rëndë pas arrestimit
Spanja është një nga vendet më të prekura në botë nga kjo pandemi e koronavirusit. Mirëpo kohët e fundit, numri i vdekjeve dhe të infektuarve atje ka rënë. Këto të dhëna kanë nxitur autoritetet që të lehtësojnë masat kufizuese, në të cilat ishte dhe hapja e plazheve.
Por për të minimizuar një përhapje të mundshme, qytetarët në plazhin Benidorm janë parë duke pritur në radhë për t’u akomoduar në rërën e nxehtë. Protokollet janë kundërshtuar nga pjesa dërrmuese e qytetarëve, të cilët i duhet të presin me orë të tëra për të frekuentuar detin. Sakaq, më herët autoritetet kanë ngritur pushuesit nga plazhet, e madje kanë sekuestruar edhe shezlonët. Shumë prej hoteleve vazhdojnë të jenë të mbyllura për shkak të pandemisë dhe si rrjedhojë shumë turistë flenë rrugëve.
Top Channel