FOTO/ I humbi të dyja këmbët, 30-vjeçarja i prek të gjithë: Dua të shërbej si shembull për të tjerët

17/07/2020 20:15

Juttima Chinnasri, ka rrëfyer se si pasojë e një temperature të madhe këmbët e saj filluan të nxiheshin deri në atë pikë sa u detyrua që t’i priste ato.

Jutimma, tregoi për mediat vendase se nisi të përjetonte një sërë simptomash duke nisur nga ethet, temperaturë të lartë dhe kollë. Vetëm pasi shkoi në spital, mësoi se vuante nga sëmundja e meningokokut, e cila i kishte shkaktuar helmim në gjak. Si pasojë, mjekët u detyruan që t’ia prisnin të dyja këmbët, sepse në të kundërt do t’i duhej të luftonte për jetën. Juttima thotë se në vitin 2019 iu nënshtrua një operacioni, por pas saj u përball me probleme të theksuara shëndetësore, për faktin se ajo pjesën tjetër të jetës do të duhej të ecte me ndihmën e protezave. 30-vjeçarja thotë se e kishte shumë të vështirë jetesën. E kishte të vështirë të shkonte në tualet, të ushqehej apo të shëtiste. Por kur pothuajse kanë kaluar më shumë se një vit nga operimi, jeta e saj dalë ngadalë po i rikthehet normalitetit.

“Jeta ime ka ndryshuar në mënyrë drastike. Ishte sikur do të ecja për herë të parë. Nuk dija të shkoja në banjë vetë, të shëtisja vetë. Kalova një gjendje të rënduar mendore. Mendoja që nuk kisha zgjidhje, por tani kam lënë pas krahëve gjithçka. Tani objektivi im është të ndihmoj të tjerë persona që vuajnë njësoj si unë, dua të shërbej si një shembull dhe inspirim për ta”, u shpreh Jutttima.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA