Marina amerikane tha se ka pranuar në dorëzim aeroplanmbajtësen e 20-të teksa mjeti i fundi 45,000 ton i kategorisë së vogël USS Tripoli, ka hyrë në shërbim.
Mjeti është pasues i aeroplanmbajtëses sulmuese 40,000 tonëshe të kategorisë Wasp të përdorura për zbarkime amfibe dhe sulme ajrore, duke përdorur avionë të aftë për ngritje me pistë të shkurtër apo me ngritje vertikale si Harrier II ose F-35B.
Këto tipe avionësh kompensojnë për mungesën e katapulave lëshuese apo mjeteve frenuese që zotërojnë aeroplanmbajtëset e mëdha.
Tipet e vogla të aeroplanmbajtëseve kushtojnë rreth $3.5 miliardë në krahasim me $13 miliardë që kushtoi për shembull aeroplanmbajtësja 100,000 tonëshe Gerald Ford.
Aeroplanmbajtëset më të vogla e më pak të kushtueshme, preferohen nga ushtria në krahasim me mjetet super të mëdha që tashmë rrezikohen më shumë nga raketat e reja anti-anije.
Aktualisht flota amerikane ka 10 aeroplanmbajtëse të mëdha të kategorisë Nimitz, një të kategorisë Gerald Ford që është me probleme në mirëmbajtje, shtatë aeroplanmbajtëse të vogla Wasp dhe dy të kategorisë së mesme “America”.
Top Channel