22 mijë të papunë mbetën gjatë periudhës prill-qershor 2020 prej pandemisë covid-19 në sektorin e prodhimit të veshjeve dhe këpucëve si dhe ka pësuar rënie në 44% te eksporteve.
Kjo është goditja që ka pësuar biznesi fason prej muajsh.
“Jemi drejt falimentit, po punojmë thjesht për mbijetesë”.
Me shtimin e kostove edhe për zbatimin e protokollit të kuq anticovid, ku mjetet mbrojtëse për çdo punonjës kushtojnë 5 000 mijë lekë në muaj, 700 fabrikat të përfaqësuara nga shoqata Pro eksport Albania në një konference për shtyp njoftuan për kërkesat për mbështetje që i kanë dërguar qeverisë.
Të mbështesë nëpërmjet një programi i financuar nga buxheti i shtetit, diversifikimin e produkteve e mallrave. Si dhe procedurën për aplikimin e paketave për kredi të butë ta ndryshojë.
Top Channel