Yves Rausch; Nëna e “Rambos” së pyllit gjerman i lutet policisë ta lënë të qetë

16/07/2020 18:37

Policia gjermane ishin sot në ditën e pestë të kërkimeve në një pyll të dendur për një njeri të armatosur të mbiquajtur “Rambo gjerman”, teksa nëna e të riut i lutej ta linin të qetë.

Forca speciale, qen dhe helikopterë me zbulues termikë ishin dislokuar në zonën e Pyllit të Zi në Oppenau në jugperëndim të Gjermanisë, ku i kërkuari 31 vjeçar Yves Rausch, kishte kërcënuar me armë katër oficerë policie dhe u kishte marrë pistoletat.

Ai vetë thuhej se kishte një pistoletë të tijën, hark dhe shigjeta.

Rausch ka qenë më parë në burg për shkelje armësh zjarri dhe policia paralajmëroi publikun të mos i afrohej.

Nëna e të armatosurit tha për rrjetin Baden tha se nuk kishte pasur kontakte me të birin që kur ishte larguar në arrati. “Ata duhet t’i tërheqin forcat e tyre, pas një apo dy ditësh ai do të dalë vetë nga pylli”, tha ajo.

Policia tha se ai ka jetuar prej kohësh në Oppenau dhe e njeh mirë zonën e pyllit.

Nëna e tij tha se ai ishte dëbuar nga apartamenti që kishte me qera vitin që shkoi ndërsa e përditshmja Bild thoshte se kishte krijuar një arsenal armësh në papafingo.

Nëna e tij thotë se Rausch është një “njeri i pyllit”, dhe se është “arratisur te natyra për të qenë i lirë”.

Policia e kishte gjetur atë në një kasolle në cep të pyllit dhe fillimisht kishte bashkëpunaur me policët, por papritur kishte nxjerrë armën dhe kishte çarmatosur katër oficerët.

Nëna e tij thotë se ai rriste vetë perimet e tij dhe gdhendte figura në dru, të cilat shpresonte t’i shiste.

Mediat vendase e kanë mbiquajtur atë “Rambo” sipas filmit amerikan me të njëjtin titull.

Rreth 200 oficerë policie janë përfshirë në kërkimet në terrenin e vështirë por ende nuk janë vënë në gjurmë të Yves Rausch. E përditshmja lokale Badische Zeitung tha se zona nuk mund të rrethohet dhe se çdo oficer në kërkim mban rreth 30 kg materiale ngarkesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA