Një 36-vjeçar ka ndërrua jetë në Shkodër pas një aksidenti të rëndë. Rreth orës 19:00, në lagjen “Liria”, Shkodër, motorçikleta me drejtues shtetasin E. L. 36 vjeç, banues në lagjen Qemal Stafa, Shkodër, është përplasur me mjetin Audi, me drejtues shtetasin A. M, 50 vjeç, banues në fshatin Shtoj i Ri, Shkodër.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Shkodër.

Në vendngjarje  ndodhet grupi hetimor ku vijon punën  për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Top Channel