TIRANË- Strukturat e Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit ka shoqëruar disa punonjës të Institutit të Sigurimeve Shoqërore.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se shoqërimi i këtyre punonjësve është bërë për llogari të SPAK. Top Channel mëson se personat në fjalë janë shoqëruar për shkak se lëshonin libreza punësimi në mënyrë abuzive të pakontrolluara.

Personat nën hetim të përfshirë në këtë veprimtari kriminale janë pesë inspektorë të Drejtorisë Rajonale të Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor në Tiranë, një punonjës i Drejtorisë Rajonale të Operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor, tetë punonjës të njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor dhe Qendrave Shëndetësore të ndryshme në Tiranë, si dhe administratorë dhe përfaqësues të subjekteve tregtare të ndryshme.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krim të Organizuar ka vendosur caktimin e masave të sigurimit  ‘Arrest në Burg’ për dy persona, ‘Arrest shtëpie’ për nëntë persona si dhe ‘pezullim nga puna për tre persona nën hetim.

Top Channel