Rama-Murrizit: Marrëveshjen duhet ta votoni, ndryshe hidhet në erë e gjitha! Nuk mund të shkojmë përtej….

16/07/2020 13:28

Duke i kthyer përgjigje Myslim Murrizit kryeministri Edi Rama i tha se nuk mund ta mohojnë realitetin politik në vend, edhe PD si pjesë e saj, prandaj i bëri thirrje për votimin e marrëveshjes së 5 qershorit.

“Marrëveshjen duhet ta votoni, ndryshe hidhet në erë e gjitha! Nuk mund të shkojmë përtej këtij sesioni parlamentar pa i dhënë fund kësaj sage. Jam dakord me ato që thoni ju, por tani doni apo jo ju PD dhe kreu i saj janë pjesë e realitetit politik në vend.

Ai shumë gjëra nuk i kupton se ndryshe do ishte këtu, por besoj do i kuptojë, se nuk është mirë të mohojmë realitet politike. 5 Qershorin ne do e votojmë.

Marrëveshjen e 5 qershorit PS do ta mbrojë jo vetëm me votë, por edhe me këmbëngulje edhe me komunikim me të gjithë ju për t’ju bindur se duhet ta votoni. Nuk kam si të bëj këtu rolin e Lulit që do ishte roli i budallait kur flet për kërcënimet që i sjellin zgjedhjeve sidomos kur do hapim edhe listat. Nuk e them dot se nuk ke të drejtë. Kam qenë i bindur se duheshin zhbërë dhe adresimin duhet t’ja besonim njerëzve që vijnë nga marrëdhënie institucionale me shtetin”, tha Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA