Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Më shumë se një milion njerëz mund të kenë hequr dorë nga duhani që prej shpërthimit të pandemisë së koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar sipas një studimi të organizatës Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin, me seli në Londër.
Nga ata që kanë lënë duhanin në katër muajt e mëparshëm, 41% thonë se ky vendim ishte përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj koronavirusit. Aksioni për Duhanpirjen dhe Shëndetin sqaron se sondazhi është kryer në periudhën 15 prill – 20 qershor, me një kampion përfaqësues prej 10,000 personash.
“Mbi një milion duhanpirës mund të kenë arritur ta ndalojnë duhanin qëkur COVID-19 ka goditur Britaninë “, tha drejtuesja e organizatës, Deborah Arnott. Rreth 7 milionë persona në Mbretërinë e Bashkuar u regjistruan si duhanpirës në vitin 2019.
Në një tjetër studim, Kolegji Universitar i Londrës del në përfundimin se më shumë njerëz e kanë lënë duhanin këtë vit, deri në qershor, sesa në çdo vit tjetër që nga fillimi i anketimeve të këtij lloji në 2007-tën. Sipas udhëzimeve të ekzekutivit britanik, duhanpirësit mund të jenë të rrezikuar nga simptoma më të rënda të sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi.
Top Channel