Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari i bëri thirrje kryeministrit Rama që të mundësojë hapjen e listave 100% dhe jo në mënyrë fiktive.

Gjithashtu Hajdari shtoi se nuk ka besim te kryeministri Edi Rama që do lejojë hapjen e listave.

“Dy zgjedhje, nëse kjo opozitë nuk ka rëndësi, hajde ikim të gjithë, sillemi njësoj si ata që ishin jashtë, e mos votojmë absolutisht asgjë, por nëse këtu kërkohet vota jonë, atëherë duhet të jemi të vetëdijshëm që opozita këtu ka vota solemne dhe nuk ka për t’i çuar dëm në interesat e ngushta të disa personave. Të zgjedhin mes tre kryetarëve që duan ta zaptojnë Kuvendin me lëpirësat e tyre dhe kandidatëve që do të dalin para shqiptareve me argumente se çfarë do të sjellin në sallë”, tha Hajdari.

Më tej shtoi:

“Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në mënyre të njëanshme, se pa betejën e Hajdarit, Murrizit, Gjonit e të tjerëve, të shumë njerëzve jashtë Kuvendit për të ngritur zërin për një votë për të hapur listat nuk besoj se kjo beteje do shkonte. Nuk kam besim të Rama, se ai është gati të hapë listat, kam një thirrje për të vijë këtu të flasë realisht, nëse flasim për hapje listash, t’i hapim të plota 100% jo fiktive, se edhe gratë të konkurrojnë, të dalin para qytetarëve dhe të marrin votat. Të vijnë njerëzit me vlera, që nuk e shesin bregdetin e bëhen plaçke për çdo biznesmen që e kërkon dhe nuk ia jep qytetarit.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA