Jimmy Flores nga Arizona e SHBA-ve, bënte pjesë në ata persona që nuk besonin tek ekzistenca e COVID-19, të paktën deri sa nuk ishte i infektuar.
Në një rrëfim të gjatë për mediat vendase, i riu ka treguar se si ndryshoi mendimi i tij për virusin që ka alarmuar botën, në momentin që u infektua vetë me të.
“Nuk dëshiroja t’ia dija për COVID-19. Unë mendoja që e gjitha ishte një gënjeshtër e madhe. Mendoja që të rinjtë nuk infektoheshim, ose të paktën nëse e merr virusin e kalon tepër lehtë”, u shpreh Jimmy.
Por Jimmy, u infektua dhe shumë shpejt e gjeti veten në një dhomë të vogël, nën “pushtetin” e ventilatorëve.
“Se kisha menduar ndonjëherë se do të përfundoja në spital dhe, për më tepër, se do të vendosesha në njësinë e kujdesit intensiv. Ndihesha sikur shumë shpejt do të vdisja. Besoj se me virusin jam “përqafuar” në muajin maj. Në Arizona atë muaj ishin hequr kufizimet dhe unë dilja çdo moment nëpër qytet”, tha i riu.
Top Channel