Nga Elon Musk te Kim Kardashian/ Twitter, hakerat vjedhin profilet e miliarderëve

16/07/2020 10:36

Miliarderët Elon Musk, Jeff Bezos dhe Bill Gates janë në mesin e figurave të njohura në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shënjestruara nga hakerat, të cilët i kanë vjedhur profilet e tyre në Twitter dhe i përdorën për të siguruar monedha digjitale.

Mes tyre ishte ndër të tjera edhe llogaria e kandidatit të mundshëm për president në kampin e demokratëve Joe Biden, yllit të reality show-t, Kim Kardashian, bashkëshortit të saj, Kanye West dhe ish-Presidentit Barack Obama. Qëllimi i pazakontë tregon se nuk bëhet fjalë për një hakerim të kufizuar në një llogari apo në një shërbim të vetëm. Edhe pse vetë hakerimi i profilit nuk është i pazakontë, ajo që befason është shkalla e lartë e koordinimit të incidentit të së mërkurës.

“Ky duket të jetë hakerimi më i rëndë që i ka ndodhur një platforme të madhe të medias sociale”, thotë Dmitri Alperovitch, bashkëthemelues i kompanisë për sigurinë në internet “CrowdStrike”.

“Twitter-i” njoftoi se ka nisur hetimet mbi atë që e quajti një “incident të lidhur me sigurinë”. Aksionet e kompanisë së medias sociale ranë me pothuajse 5 përqind pas mbylljes së tregut. Disa nga mesazhet në Twitter u fshinë me shpejtësi, por u bënë shumë përpjekje për të rifituar kontrollin e disa prej llogarive. Në rastin e miliarderit të Tesla-s, Musk u shfaq një mesazh përmes të cilit kërkohej një shumë në monedhë digjitale u hoq, por pak më vonë u shfaq një tjetër dhe më pastaj një i tretë. Duket se hakerat kanë arritur të sigurojnë deri tani  më shumë se 100 mijë dollarë në monedha digjitale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA