Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë të vrarë, dhjetëra të plagosur në Kolumbi
Franca do të bëjë të detyrueshme duke filluar që prej javës së ardhshme në të gjitha ambjentet e mbyllura publike, veçanërisht në dyqane, njoftoi kryeministri Jean Castex jeudi në Senat.
“Ne parashikojmë një hyrje në fuqi të këtyre dispozitave që prej 1 gushtit”, theksoi kryeministri.“E kuptoj që ky afat është i vonuar, dekreti do të hyjë në fuqi javën e ardhshme”, theksoi ai gjatë deklaratës së tij para senatorëve.
“Mbajtja e maskës përbën me respektimin barrierave një masë parandaluese dhe mbrojtje efikase”, nënvizoi ai.
Njoftimi më 14 korrik nga presidenti francez, Emmanuel Macron i detyrimit për të mbajtur maskën në vendet e mbyllura publike duke nisur nga 1 gushti kënaqi ata që e kishin kërkuar këtë masë dhe aplikimin e saj pa vonesë, duke përfshirë edhe në vendet e punës.
Top Channel