27/11 16:37
Deputeti demokrat Halit Valteri kërkoi në parlament rritjen e numrit të testimeve për të parandaluar përhapjen e COVID-it.
Ai kërkoi që të bëhen 2-3 mijë testime në ditë.
“Duke parë situatën tejet të rënduar të COVID-it dhe shtimin e rasteve në spitale, do ju lutesha si drejtues i këtij parlamenti, të bëjmë ligj, VKM apo ç’të jetë, sa më shumë testime, të bëhen dy mijë apo 3 mijë testime në ditë. Shqiptarët nuk po i vret vetëm COVID, por pakujdesia dhe frika. Zoti Balla t’i bëjë një kërkesë qeverisë që të bëjë 2-3 testime në ditë” tha ai.
Top Channel