Foto/ Si u bë Zelanda e Re destinacioni i “ shpëtimit nga apokalipsi” për amerikanët gjatë kohës së Covid

16/07/2020 17:59

Në Queenstown – një vend piktoresk s’kish që tërheq shpesh krahasime me Aspenin në Kolorado – thashethemet për të huajt që investojnë në bunkerët të cilët, i rezistojnë apokalipsit qarkullojnë prej vitesh.

Ata referohen deri dhe nga agjentët lokalë të pasurive të patundshme. Një listim i fundit reklamonte një shtëpi si “bunker miliarderësh” për dikë me një buxhet të majmë. Madje ka edhe një lokal lokal të quajtur “The Bunker”, një referencë në dukje për rezistën kundër plumbve.

Banorët e Queenstown janë skeptike në lidhje me faktin nëse këto vendqëndrime të fshehta, nëntokësore janë vërtet aq të përhapura sa aludohet. Ndryshe nga Shtetet e Bashkuara ose Europa, ku bunkerët shpesh fotografohen dhe për të cilat shkruhen artikuj, këtu ka prova të pakta për të vërtetuar se ndonjë bunker është instaluar vërtet.

Por reputacioni i qytetit turistik të Zelandës së Re si një vend ku të pasurit në botë mund të preferojnë të strehohen për t`i shpëtuar fundit të botës, nuk është dhe aq i panevojshëm.Tani që pandemia e koronavirusit ka shkaktuar panik në mbarë botën, interesi për Queenstown si vendi i përsosur për t’i shpëtuar katastrofës – me ose pa një bunkerë sekretë, sidomos nga amerikanët, është ringjallur ndjeshem dhe qyteti, po përfiton sa më shumë që mundet prej tij.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel