Milot Rashica është duke kaluar ditët e tij të fundit te Werder Bremen pasi këtë verë do të largohet nga bardhëjeshilët të cilët ende nuk kanë rënë dakord me asnjë klub për shitjen e talentit kosovar.

Menaxheri i tij ish-mesfushori i kombëtares shqiptare në një intervistë për mediat gjermane ka zbuluar pa dashur se pavarësisht interesimit nga Italia apo Anglia, Rashica sipas të gjitha mundësive do të mbetet në Gjermani për një arsye të vetme Champions Leaguen.“RB Leipzig është një klub interesant. Trajneri dhe stili i tyre i lojë përshtaten me Milotin. Është një klub që i bën më të mirë lojtarët”, ka deklaruar Lala për “Werder Deichstube”.

Me Rashicën janë lidhur edhe klube të tjera, si Milani, Napoli e Liverpool e Aston Villa, por gjasat janë që të mbetet në Gjermani. Oferta e parë e Leipzig prej 15 milionë eurosh është refuzuar nga Werder që pasi siguroi qëndrimin në Bundesliga kërkon 25 milionë euro për kartonin e lojtarit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA