“Akt i paprecedentë, s’do njihet nga Presidenti”/ Meta: Ndryshimet kushtetuese, në kundërshtim me parimet e Venecias

16/07/2020 13:45

Në komunikimin javor me mediat, presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi se ndryshimet kushtetuese të propozuara nga deputetet e pakicës dhe të aprovuara nga mazhoranca qeverisëse janë në kundërshtim me parimet e Komisionit të Venecias.

Meta u shpreh se ndryshimet Kushtetuese duhet të ndërmerren një vit para zgjedhjeve. Ai deklaroi se marrëveshja e arritur me 5 qershor, i hap rrugën vendit për nisjen e bisedimeve me BE.

Kreu i shtetit deklaroi sot se Kuvendi aktual nuk e ka legjitimitetin për të ndryshuar Kushtetutën e vendit, pasi sipas tij në këtë Parlament janë vetëm 82 deputetetë me mandat legjitim, ndërkohë që ndryshimet Kushtetuese kërkojnë mbi 84 vota.

“Kjo marrëveshje i hap rrugën përmbushjes së të parit prej 15 kushteve për nisjen e bisedimeve në BE. Ndryshimet kushtuese janë në kundërshtim me parimet e vendosura në Venecia, ndryshime thelbësore të sistemit zgjedhor duhet të nisin 1 vit para zgjedhjeve. Pse Kuvendi aktual nuk ka legjitimitetin për këto ndryshime, sepse ai siç e kam theksuar në deklaratën para një viti, ka vetëm 82 deputete legjitimë që kanë fituar mandatin nga zgjedhjet, përfshirë 3 deputetët e opozitës. Pas dorëheqjes së 58 deputeteve dhe 124 kandidatëve pasues, mund të themi se 182 deputetë dhe kandidatë nuk pranuan të ishin pjesë e Kuvendit, edhe pse shteruan listat prej 18 muajsh edhe sot siç e dini Kuvendi ka formalisht 122 nga 140 që eshët detyrim i përcaktuar në kushtetutë. Asnjë deputet i dorëhequr nuk u thirr para ndonjë Komisioni, apo Këshilli për Rregulloren, për të deklaruar publikisht heqjen dorë nga mandati. Kuvendi kishte 30 ditë kohë për secilin deputet por nuk e respektoi kërkesën e Kodin Zgjedhor duke nxitur të zëvendësonte mandatet”, tha Meta.

Po kështu, ai deklaroi qartë dhe prerë se do bëjë gjithçka për të parandaluar ndryshimet e njëanshme kushtetuese.

“Do ushtroj të gjitha funksionet e mia kushtetuese për të parandaluar një veprim të tillë të paprecedentë në 3 dekada pluralizëm. Një akt i tillë nuk do të njihet nga presidenti i Republikës.”

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA