94 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë Veriore dhe 8 viktima
16/07/2020 16:18
Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut njofton se në 24 orët e fundit nga 830 testet e kryera rezulton që të kemi 94 raste të reja me Kovid-19, të shëruar 42 pacientë dhe 8 të cilët kanë humbur betejën me Kovid-19.
Sa u përket rasteve të reja, në Shkup janë regjistruar 49, Kumanovë-2, Shtip-8, Prilep-1, Tetovë-6, Strugë-2, Gostivar-13, Koçanë-2, Sveti Nikollë-9 dhe Kërcove-2.
Top Channel