Bashkia Ura Vajgurore së shpejti do të quhet Dimal.
Propozimi për ndryshimin e emrit erdhi nga banoret dhe disa intelektualë të zonës, për ta lidhur qytetin me zbulimet e periudhës Ilire rrënojat e qytetit antik, në kodrën e qytetit. Kemi jo më pak se 1 vit që kemi nisur punën për ndryshimin e emrit të bashkisë sonë, pra riorganizim pa ndryshim kufijsh.
Duke evidentuar dhe duke nxjerrë në pah të gjithë asetet që ka ky territor, do të zhvillim dhe rrjetëzimin e të gjithë zonës së Dimalit”.
“Zbulimi i qytetit Antik të Dimalit zgjoi idenë e për ta shndërruar emrin e Bashkisë së Urës Vajgurore në atë të Dimalit me qëllim shndërrimin gradualisht në një destinacion turistik të kësaj qyteze” eshte shprehur kryetarja e bashkise ne lidhje me kete nisme.
Bashkia e Ures Vajgurore e cila do te mbaje emrin e Dimalit, do te braktisë emertimin e vendosur ne periudhen e komunizmit të vënë nga fakti se në qyteze prodhohej lende djegese vajgur.
Top Channel