Protestat në Bullgari/ Presidenti kërkon dorëheqjen e qeverisë dhe prokurorit të përgjithshëm

15/07/2020 20:41

Presidenti bullgar Rumen Radev i ka bërë thirrje sot qeverisë dhe prokurorit të përgjithshëm të japin dorëheqjen pas protestave të vazhdueshme popullore.

“Modeli aktual oligarkik i qeverisjes u refuzua nga populli. Rinisja e procesit politik dhe e modernizimit të vendit kalon përmes dorëheqjes së kabinetit dhe prokurorit të përgjithshëm me anë të zgjedhjeve të ndershme”, tha Radev në një fjalim për kombin në radion kombëtare.

Zhvillimi vjen pasi sot më herët partia socialiste solli në votë parlamentare një mocion mosbesimi ndaj qeverisë së kryeminsitrit Boyko Borissov, për të pestën herë.

Mocioni vjen mes protestave të vazhdueshme anti-qeveritare ku qeveria akuzohet për korrupsion të thellë.

Demonstratat u nxitën gjithashtu nga arrestimi i kohëve të fundit i dy këshilltarëve të presidentit Radev të akuzuar për influencim ilegal dhe zbulim të sekreteve shtetërore.
Konflikti mes presidentit e qeverisë në vend ka nisur prej fillimit të vitit, teksa prokurorët kanë ngritur dyshime për korrupsion mbi Radev, i cili ka kërkuar nga gjykata kushtetuese interpretimin e imunitetit të tij.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA