Ndryshimet kushtetuese/ Presidenca: Meta i përqendruar me një raport zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë

15/07/2020 14:50

Në një reagim të Presidencës sa i përket një qëndrimi të fundit të Metës për ndryshimet kushtetuese në vend, thuhet se presidenti i qëndron versionit të djeshëm.

Por theksohet se “Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë”, por për më shumë ai do flasë nesër.

Reagimi i Tedi Blushit

Lidhur me interesimin tuaj për reagimet e Presidentit të Republikës Sh.T.Z Ilir Meta për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe legjitimitetit të Kuvendit, i mbetem reagimit të djeshëm zyrtar.
Presidenti Meta aktualisht është i përqendruar me një raport tjetër zhgënjyes të ndërkombëtarëve për vendin tonë.
Por ju njoftoj se nesër mund ta pyesni Presidentin Meta për çdo çështje, në konferencën javore për mediat, që do e afrojmë një ditë, për arsye të axhendës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA