Në betejën për ndryshimet kushtetuese u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta, i cili u rreshtua publikisht në krah të opozitës jashtëparlamentare.
Kryetari i shtetit thirri në zyrë Lulzim Bashën për t’i kërkuar që të mos bjerë pre e provokimeve të socialistëve. Si rrallëherë dyert nuk u mbyllën dhe biseda kishte dëshmitar jo vetëm numrin dy të Partisë Demokratike, por edhe mediat.
Lulzim Basha foli vetëm për shkelje të marrëveshjes nga ana e kundërshtarit politik, por pa dhëne detaje të formës së reagimit opozitar. Kryetari i shtetit kërkoi vetëpërmbajtje nga opozita dhe reflektim nga mazhoranca.
Ka kaluar më shumë se një dekadë kur Edi Rama dhe Sali Berisha ndryshuan kushtetutën për zgjedhjet. Asokohë Ilir Meta kryetar i LSI-së u fut në grevë urie, ndërsa sot si President, Ilir Meta u përpoq ta bindë Edi Ramën me fjalë duke i rikujtuar kreut të ocialistëve pendesën e tij publike si kryetar opozite për ndryshimet kushtetuese.
Top Channel