Meksika dhe SHBA për shkak të COVID-19 mbyllin deri me 21 gusht kufirin

15/07/2020 11:14

Meksika dhe SHBA vendosën të mbyllin kuftijtë e tyre për kalimet “jo të detyrueshme” deri më 21 gusht për shkak të rritjes së rasteve të COVID-19 në vendet e tyre.

Sipas lajmeve në shtypin meksikan, informohet se vendimi i marrë më parë për mbylljen e kufirit Meksikë-SHBA deri më 21 korrik për shkak të COVID-19, është shtyrë deri më 21 gusht për arsye të rritjes së rasteve në javët e fundit në SHBA.

Në një deklaratë në llogarinë Twitter të Ministrisë meksikane të Shëndetësisë, duke u rikujtuar se ky vendim është marrë për shkak të rritjes së rrezikut të infeksionit thuhet se “Që të dy vendet do të vazhdojnë të koordinojnë masat shëndetësore në rajonin kufitar. Masat do të jenë në fuqi deri më 21 gusht 2020”.

Deri më tani në Meksikë janë shënuar 304.435 raste dhe 35.491 vdekje nga COVID-19.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA