18/11 17:05
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kinë.
Një burrë, i cili është plagosur me një thikë në kokë, nuk e ka hequr mjetin e mprehtë, por me të ka dalë shëtitje qytetit. Në pamjet e bëra virale, shihet pacienti, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, mbuluar me gjak dhe duke ecur me qetësi në drejtim të një ambulance.
Sipas raportimeve, i riu i është nënshtruar një ndërhyrje për të hequr thikën nga koka dhe mësohet se gjendja e tij është duke u përmirësuar. Sipas dëshmitarëve dhe dëshmisë së burrit, thika e ngulur në kokën e tij, ishte për shkak të një zënke që ai ka pasur me një tjetër burrë, ndërkohë mësohet se policia ka nisur një hetim mbi rastin.
Top Channel