Foto/ Tek Infektivi një grua e intubuar në luftë për jetën, fëmijët i dërgojnë lule për ditëlindje

15/07/2020 08:57

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka ndarë një tjetër foto nga spitali Infektiv aty ku luftohet për jetën.

Ministrja Manastirliu bën dhe një apel të fortë për të gjithë qytetarët, që të ndalen pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën.

Më tej, ajo jep lajmin e trishtë se kjo nënë sot ka ditëlindjen dhe në pamundësi për ta parë, fëmijët i kanë dërguar një tufë me lule në spital.

Postimi i ministres

Ju lutem ndaluni pak çaste për të parë këtë nënë që po lufton për jetën në spitalin infektiv??
Në ditën e saj të lindjes, në pamundësi për ta parë, fëmijët kanë dashur t’i tregojnë se i janë pranë, duke i sjellë një tufë lule në spital. Por ajo është në terapi intensive, e intubuar, vetëm për shkak të virusit të rrezikshëm, që merr jetë!
‼️Të mos e lejojmë që #COVID19 të përhapet, duke rrezikuar jetën e njerëzve tanë të dashur!
?#VendoseMaskën
#ShpëtoJetë??

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA