Antitrupat e lamave luftojnë me efikasitet koronavirusin, zbulojnë shkencëtarët

15/07/2020 19:35

Antitrupat e lamave të Amerikës Latine kanë dëshmuar se luftojnë me sukses koronavirusin në testet laboratorike.

Studiuesit thonë se këto anti-trupa mund të përdoren për mjekime efektive në pacientët me simptoma të rënda të Covid-19.

Një grup ekspertësh i institutit shkencor Rosalind Franklin në Universitetin e Oskford në Britani, tha se ka krijuar nanotrupa duke përdorur një përzierje anti-trupash nga qelizat e gjakut të lamave.

Ata zbuluan se anti-trupat arrinin të lidheshin me proteinën e virusit SARS-CoV-2, i cili më tej shkakton koronavirusin, duke ndaluar që ajo të depërtonte në qelizat njerëzore.

James Naismith, drejtori i Institutit Rosalind Franklin e profesor biologjie strukturore, tha se nanotrupat rezultuan një mënyrë efektive për të luftuar virusin.

Ai tha: “Ne kombinuam nanotrupat me një antitrup njerëzor dhe provuan se ky kombinim ishte më i fuqishëm sesa secila prej tyre e vetme. Kombinimet janë veçanërisht të dobishme pasi virusi duhet të ndryshojë shumë gjëra dhe në të njëjtën kohë edhe të largohet”.

Britania ka bërë së fundmi të detyrueshme maskat e fytyrës në ambiente të mbyllura deri në gjetjen e vaksinës.

Ministri britanik i Shëndetësisë, Matt Hancock tha se maskat do të jetë të detyrueshme dhe të shoqëruara me gjobë, prej 24 korrikut. Shkelësit do të gjobiten 100 paundë.

FOTO GALERI
1/3
Studiuesit thonë se anti-trupat e lamave mund të përdoren për mjekime efektive në pacientët me simptoma të rënda të Covid-19.

Top Channel