
25/02 08:41
Një grua në Australi është sulmuar nga një peshkaqen, por megjithatë ajo nuk ka hequr dorë prej tyre dhe teksa ishte duke hyrë për në ambulancë, thërriti se ende i dashuron ata.
Gruaja 29-vjeçare, pësoi lëndime të shumta në këmbë, pasi u kafshua nga një peshkaqen teksa po notonte në ishullin Fitzroy. Autoritetet u angazhuan me helikopter nga ajri dhe me trupa tokësore për të bërë të mundur shpëtimin e gruas.
Unë e ende i dua peshkaqenët. Ata janë të bukur”, është dëgjuar të thotë gruaja.
Sakaq, kujtojmë se në 10 ditët e fundit tre presona janë sulmuar nga peshkaqenët në Australi, njëri prej të cilëve, humbi jetën si pasojë e plagëve të shumta.
Top Channel