Komisioneri për Zgjerimin në BE takon kryenegociatorin e Shqipërisë: Me rëndësi, përparimi në reforma

14/07/2020 12:10

Kryenegociatori i Shqipërisë për integrimin në BE, Zef Mazi është pritur sot në një takim me Komisionerin për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi.

Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Komisioneri Varhelyi, i cili në një postim në twitter shkruan:

“U takova me negociatorin e sapoemëruar të Shqipërisë për integrimin europian Zef Mazi këtë mëngjes për të diskutuar përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave. Gjithashtu theksuam rëndësinë e përparimit në reforma”.

 

Sipas tij, ne qendër te diskutimit kanë qenë përgatitjet dhe hapat e ardhshëm në funksion të vendimit për hapjen e negociatave.

Top Channel