DURRËS- Një 80-vjeçar është gjetur i vdekur në plazhin e Durrësit. Sipas policisë viktima është Xh.K  banues në Durrës. Ai është gjetur nga persona të tjerë pa shenja jete.

Policia njofton se gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.  Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie të cilët po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Top Channel