Festimet pompoze të Ditës së Bastijës, atmosferën e të cilave këtë vit e zymtësoi pandemia e koronavirusit, Franca i ktheu në nderim për punonjësit e shëndetësisë, të cilët u vunë në vijën e parë të luftës kundër Covid 19.
Parada tradicionale ushtarake u anulua; në vend të saj, u mbajtën homazhe për ata që përballen me koronavirusin. Presidenti Emmanuel Macron falenderoi gjithashtu edhe forcat e armatosura të vendit për rolin e tyre në luftën kundër sëmundjes.
“Me operacionin Qëndresa, të nisur që në ditët e para të izolimit, ju e kryet të plotë rolin tuaj në këtë përpjekje kolektive dhe u ngritët në nivelin e pritshmërive e madje edhe të shpresave të popullit francez. Vetëm dy fjalë të thjeshta dua t`ju them sot: “Faleminderit dhe bravo!”.
Të ftuarit në event, mes të cilave ka edhe të afërm të viktimave të Covid 19, e ndoqën nga larg, duke ruajtur distancën sociale. Kjo është hera e pare që prej fundit të Luftës së Dytë Botërore në 1945-sën nuk mbahet në formën e saj të plotë. Rreth 2.000 ushtarë francezë u mblodhën për ceremoninë në Place de la Concorde, e cila nisi me një homazh për Charles de Gaulle, që 80 vjet më parë I drejtoi Francës thirrjen e famshme për t`i rezistuar pushimit nazist gjatë një fjalimi radiofonik nga BBC-ja në Londër. Eventi i përvitshëm shënon mësymjen e burgut të Bastijës 14 korrikun e vitit 1789, që shenon dhe fillimin e revolucionit francez.
Top Channel