Ar, bizhuteri e makina të shpejta/ Arrestohen 15 grabitës në Itali, mes tyre 7 shqiptarë

14/07/2020 11:44

15 persona mes tyre 7 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane për shkak se akuzohen për grabitje të shumta banesash.

Ata janë arrestuar në kuadër të operacionit të koduar “Rruga e Artë e Argjentinës” u finalizua sot nga karabinieria e Milanos në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas mediave italiane gjatë operacionit u sekuestruan sasi të mëdha ari, bizhuteri, orë të çmuara të grabitura, makina të shpejta të fshehura në garazhe si edhe para në vlerë totale prej 315 mijë euro, të destinuara për jashtë vendit, në veçanti në Shqipëri.

Dhjetë prej të arrestuarve janë lënë në burg ndërsa të tjerët janë lënë në masën e sigurisë arrest shtëpie.

Top Channel